Limaj jep deklaratë për Demarkacionin

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka ba thirrje që Demarkacioni me Malin e Zi të zgjidhet me konsensus shoqnor e politik.

Në intervistën për gazetën “Epoka e Re”, Limaj ka thanë se ky konsensus mundet me u arritë tue e krijue nji komision të përbashkët për ta rishikue krejt procesin në tanësi.

Liamj i ka ftue deputetët që kanë dilema rreth kësaj çashtje që t’i ndëgjojnë argumentet e ekspertëve, të cilat kanë me i prezentue me 3 Gusht në ambientet e Kuvendit.

Simbas tij, politika duhet me heq dorë nga versioni aktual i kësaj marrëveshje e ketë me ua lanë në kompetencë ekspertëve.