Limaj ka me kërkue kompensim për kohën e kalueme në paraburgim

Gjykata e Apelit javën e kalueme, ka marrë vendim lirues ndaj Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij të akuzuem për rastin “Kleçka”.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj konfirmoi për KALLXO.com se ka me kerkue kompensim të damit material dhe jo-material për kohën e kalueme në paraburgim të Fatmir Limajt, i cili u lirue nga çdo akuzë që e ngarkonte për rastin “Kleçka” që lidhet me krimet e luftës.

“Ne sot e kemi pranuar edhe fizikisht vendimin e Apelit, dhe do të kërkojmë kompensim për kohën e kaluar në paraburgim edhe pse ende nuk i kemi llogaritur saktësisht kohën gjatë së cilës Limaj u privua nga liria”, tha Rrecaj.

Rrecaj shtoi se në ditët në vazhdim kane me i llogarite saktë kohën e kaluem në paraburgim, për të cilën kane me kerkue kompensim të damit.

Limaj dhe 9 bashkëluftëtarë të tij, akuzoheshin për krime të luftës nga prokuroria e EULEX por Gjykata e Apelit përfundimisht i shpalli të pafajshëm.