Limaj: Kam me i shërbye familjes sonë socialdemokrate

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka falënderue të gjithë ata të cilët morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, të cilët përsëri ja dhanë besimin për kryetar të Nismës.

Statusi i plotë i Limajt:

FALEMINDERIT!

Mirënjohje e thellë për të gjithë socialdemokratët e NISMA-së.
I falenderoj me respekt të gjithë delegatët e NISMA për Kosovën, që morën pjesë në Kuvendin e parë Zgjedhor, e që në fakt ishte një Kuvend model që i mungonte skenës sonë politike. Ky Kuvend na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Nismën.
Falënderim nga zemra për të gjithë delegatët që përfaqësonin zërin e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Nismës, e të cilët më dhanë besimin e tyre për kryetar të NISMA për Kosovën.
Për mua është një arsye më shumë për t’i shërbyer me shpirt familjes sonë socialdemokrate, me ndershmëri, përkushtim e dinjitet.
I Juaji,
Fatmir LIMAJ