Limaj: Kërkuem kohë për konsultime

Kryetari i Nismës për Kosovën, ka thanë se koalicioni PDK-AAK-Nisma kërkoi edhe pak kohë për konsultime.

Ai ka thanë se çashtja se kujt i takon posti i Kryetarit të Kuvendit asht sqarue nga Gjykata Kushtetuese.

“Asht kërkue nji kohë dhe arsyeja asht me pasë konsultime dhe që pa vonesë m’u ba konstituimi i institucioneve. E kemi kandidatin, do ta shihni në seancë… çashtja e shumicës asht te qeverisja, por na nuk jemi të qeverisja ende, jemi te çashtja e drejtimit të Kuvendit e kjo asht sqarue dhe nga Gjykata Kushtetuese se kujt i takon”, ka deklarue Limaj.