Limaj, konferencë urgjente për shtyp për “Rastin Kleçka”!

Ekipi mbrojtës i kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tashma e ka pranue vendimin e Gjykatës së Apelit, vendim ky që e shpallë edhe nji herë të pafajshëm Fatmir Limajn dhe bashkëluftarët e tij, në lidhje me rastin “Kleçka”.

Në lidhje me këtë, simbas nji njoftimi të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, thërret konferencë urgjente për shtyp.

Konferenca ka me u mbajtë sot, në orën 15:00, në selinë qendrore të NISMA për Kosovën, në Prishtinë.