Limaj: Kosova udhëhiqet nga mashtruesit. Ku janë 200 mijë vende pune!

limajnisma

Në Kuvendin e parë zgjedhor të Rinisë së Nismës për Kosovën, i pari i partisë, Fatmir Limaj ka thanë se kur u themelu partia që ai drejton, Kosovës i mungonte nji alternativë politike për njerëzit e shtresave të pambrojtuna.
Simbas tij, aktualisht pushteti asht tue ndërtu politika shantazhuese për të gjithë ata që nuk pajtohen me ta.

Ai ka theksu se Kosova qeveriset nga nji regjim që e ka shkel Kushtetutën në 21 nene dhe që ka premtu 200 mijë vende pune, por nuk ka realizu asgja nga premtimet e saj.

Ma tutje, ai ka deklaru se NISMA nuk asht sherbëtore, por asht kreatore e nji fryme të re në Kosovë.