Limaj: LDK asht ba copa-copa

Fatmir Limaj ka mbajtë nji tubim në Prizren ku ka hedhë akuza në drejtim të LDK’s.

Limaj ka thanë se LDK ka hekë dorë nga ndryshimi i gjendjes në këtë qytet. Ai ka shtue se, kjo parti asht ba copa-copa. Alternativë për këtë qytet, ai ka thanë se asht NISMA për Kosovën.

“Nga Prizreni kanë hekë dorë partitë. Ajo parti e dytë (LDK) që shpresonte se ka me ndryshue gjendjen asht ba copa-copa. Ju e dini ma mirë”, ka thanë Limaj, në Kuvendin Zgjedhor të NSIMA’s në Prizren.

“Ajo (LDK) ka hekë dorë nga mundësia e ndryshimit. Të tjerat janë larg dhe po mbesim na”, ka shtue ai.