Limaj: Luftova për lirinë e Kosovës, por u lirova i fundit

Llideri i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, mbajti nji konference të jashtëzakonshme për media, mbasi që Gjykata e Apelit, dje e ka shpallë të pafajshëm për rastin e quajtuen “ Klecka”.

Avokati i tij, Tahir Rrecaj tha se, dje kanë marrë konfirmimin me shkrim se asht refuzue kërkesa e Prokurorisë Speciale kundër aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin Limaj dhe shokët e tij ishin lirue nga akuza për krime lufte.

Pastërtia e luftës së Fatmir Limajt u vërtetue dy herë nga Gjykata e Hagës, dy herë nga EULEX-i dhe tash përfundimisht edhe nga Gjykata e Apelit.