Limaj mbas takimit me ambasadorët: Me ndërtue konsensus për demarkacionin

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka folë para mediave për atë se çfarë asht bisedue në takimin që u zhvillue sot me ambasadoret.
Ka qenë nji agjendë e parapame para disa ditësh dhe jemi takue sot për me bisedue për dy tri tema, për me provue e për me gjetë një konsensus ka thanë Limaj mbas këtij takimi.

“Tema kryesore sot ka qenë Demarkacioni. Gjykimi im asht me u provue me u ndërtue nji konsensus për çashtjen e demarkacionit, të mblidhen ato konkluzionet e deputetëve të dala nga debati në Kuvend, të trajtohen seriozisht argumentet pro dhe kundër dhe ndërtimi i një komisioni i cili praktikisht kishte me rishikue komplet këtë çashtje”, ka thanë Limaj.