Limaj: Nisma i ka të sigurt 7 deputetë, dy janë në pritje (emnat)

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thanë se Nisma për Kosovën në legjislaturën e ardhshme ma me i pasë së paku shtatë deputetë. Ndonëse, thotë se zyrtarisht ende nuk ka rezultate të konfirmueme nga ana e KQZ, ai pret qe partia qe ai e drejton me pasë numër ma të madh të deputetëve se në legjislaturën e kalueme.

“Nga ajo qe dijmë deri tash janë 9 deputetë të Nismës. 7 janë të sigurt. Ndërsa, janë në garë edhe dy të tjerët. Por, po e presim rezultatin përfundimtar”,ka thanë Limaj.

“Bilall Sherifi, Haxhi Shala, Enver Hoti, Zafir Berisha, Milaim Zeka, Valdete Bajrami dhe Albulena Balaj aktualisht janë mbrenda. Por, të presim rezultatet finale”.