Limaj: PDK e LDK janë tue u pergaditë për zgjedhje!

Lideri i NISMA’s për Kosovën, Fatmir Limaj, në 2-vjetorin e themelimit të partisë së tij ka thanë se në Kosovë ai që gënjen ma shumë e mashtron ma shumë aq ma shumë votohet.

Simbas tij Kosova ma nuk asht ajo e para dy viteve.

“Kosova ma nuk asht si ajo e 2013’tës. Atëherë ishte në gjumë, tash nuk asht”, tha Limaj.

Limaj ka thanë se askush prej pushtetit nuk ka prit se partitë opozitare do të themelojnë nji opozitë kaq të bashkueme.

Ai ka thanë se zgjedhjet e ardhshme janë shumë afër.

“Ky regjim duhet me shkue për shkak të menyrës së qeverisjes”, shtoi ai.

“PDK e LDK janë tue u përgaditë për zgjedhje. Ata vetë tue e përmend 2018’tën si vit zgjedhor tregojnë se do të ketë zgjedhje shumë shpejt”.