Limaj: PDK’n e themelova edhe unë. S’ka qenë e lehtë me braktisë!

Fatmir Limaj, thotë se kishte shumë arsye pse asht largu nga PDK.

Ai thotë se në këtë pari ka njerëz të mirë të cilët punojnë për këtë vend.

Limaj thotë se nuk ka qenë e lehtë të braktisë PDK’n, parti të cilën ai ishte njani nga themeluesit e saj.

Megjithatë ai thotë se PDK ishte shmang nga vlerat për të cilat ishin bashku.

“Kemi pa disa ecje të cilat çojnë në dam të vendit. Kulmi i të këqijave asht marrëveshja për Asociacionin. Në dy vitet e fundit, mjaftueshëm janë shfaq arsye për largimin tim nga PDK. Në këto dy vite zhvillimet tregojnë pse dola në Nisma për Kosovën”, ka thanë Limaj.

Besoj se këto dy vjet e kanë arsyetu mjaftueshëm angazhimin tonë. Na nuk jemi oponencë e askujt dhe nuk kemi ballafaqime personale”, ka thanë Limaj n’emisionin Politikë në Tribuna Channel.

Limaj, ka hezitu të flasë për PDK’n e tanishme mbas shkuemjes se Thaçit në presidencë.