Limaj: Po aktrojnë si engjuj në Bruksel, ndërsa në vendin e tyne janë vetë dreqi. Kështu s’mashtrohet Bashkimi Europian

Fatmir Limaj ka qene i ftuemi ekskluziv ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.
Ai ka fole per disa tema qe lidhen me aktualitetin politik ne Kosove, ku theksohen çashtja e Demarkacionit dhe debati aktual Kosove-Shqipni.

“S’mundesh me qenë patriot në Beograd, përderisa e shkatërron vendin tand si Shqipninë edhe Kosovën”.

Keshtu ka thane kryetari i Nisma per Kosoves, Fatmir Limaj ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Limaj ka thane se disa njerez ne Qeverine e Kosoves kane xhelozue dhe jane tute se kush po e merr primatin ne Rajon.

Ata qe po i shkaktojne keto debate nga zyrat e Qeverise se Kosoves, nuk kane interes shtetnor apo kombetar, por jane interesa personale.

Limaj ka fajsue Presidentin Thaçi se po ban loje me kete diskutim. Simbas tij kjo loje ka motivin e xhelozise.

Limaj thote se, nga kjo loje Thaçi done me dale ne fund si pshtimtar, tue konsiderue se e kryen misionin e tij.

Kryetari i Nismas ka thane se tri qeverite, ajo e Kosoves, Shqipnise dhe Serbise kane bisedue para 3 vjete per projekte, diku 15 apo 20 projekte, thote Limaj.

Limaj e ka komentue edhe deklaraten qe Kuvendi i Kosoves po e pregadite per me kerkue nga BE’ja heqjen e Demarkacionit si kriter per liberalizim.

I pari i Nismas ka thane se Komisioni i Jashtem nuk mundet me fole ne emen te Parlamentit, tue thane se nuk ka konsensus politik per deklaraten e Kuvendit per liberalizimin e vizave drejt BE’s. Bile, Limaj e ka quejt degradim perziemjen e Komisionit te Jashtem ne kete çashtje, sepse si thote ai, ata munden me fole vetem ne emen te Komisionit.

Limaj tue fole per Demarkacionin ka sqarue se nuk ka pretendime ndaj Malit te Zi.

“Djall mbrenda dhe engjull jashte, s’mundesh me marre respekt nga askush”, ka thane Limaj ne vazhdim dhe u shpreh i bindun se BE e din aktualitetin ketu.

“S’mundemi me luejt rolin e liderave te Ballkanit para nderkombetareve, sepse ata qeshin me neve”.

Limaj ka thane ne Rrokum Roll se ka kalue koha e takimeve ku bahen fotografite. Ai ka thane se duhen rezultate nga keto takime, te cilat thote se mungojne. Me kete Limaj i referohet takimeve te qeverive te Kosoves dhe Shqipnise.

Ai ka thane se rrugen Prishtine-Tirane po e shfrytezojme vetem per me shkue ne kafeteri.

Pengesa ma shume ka ne kufinin Kosove-Shqipni se sa ne vendet tjera. Bizniset kane probleme te shumta ne relacionin Kosove-Shqipni, thote nder te tjera Limaj.

Per Rrugen e Kombit, Serbia ka qene ekstremisht kunder, nga tuta se Kosova mundet me u bashkue me Shqipnine.

“Serbia ka dashte me dergue autostraden ne Leskovc”, sqaron ai.

Limaj thote se Serbia mundet me fole vec per autostraden e saj Nish-Merdar.

Teme e biseden ne Rrokum Roll ishte edhe riformatizimi i Qeverise.

I pari i Nisma per Kosoven, Fatmir Limaj, ka thane se riformatizimi i Qeverise asht çashtje e tyne, ndersa Kosova ka nevoje per zgjedhje.

“Po bajne levizje ne emen te riformatizimit, sepse jane tue hupe ne terren nga zhgenjimi i njerezve, une e shoh si parapregaditje per zgjedhje”, thekson Limaj ne Televizionin Rrokum.

Limaj ka thane se duhet sa ma shpejt me u mbajt zgjedhjet sepse, si ka thane ai, kjo asht ne te miren e Kosoves.

Limaj ka kallxue se partia serbe SLS ka pase probleme te medhaja per shkak te pranimit te realitetit te Kosoves. Ata kane pase shume presione nga Beogradi, sidomos ne kohen e Pamvaresise se Kosoves.

Bisedimet Kosove-Serbi prodhuen Listen Serbe, e cila e la jashte SLS, sepse i quuejten “tradhtare”. Lista Serbe, ne anen tjeter, ka marre bekimin e Serbise, thote Limaj.