Limaj: Qe kur formohen institucionet

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, që asht në koalicion me PDK’n, AAK’n dhe AKR’n tha të Mërkurën se gjatë kësaj jave ka me u konstituue Kuvendi dhe ka me u formue Qeveria e Kosovës.

Limaj para takimit që asht mbajtë në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë me liderët e partive në koalicionin PAN tha se janë tue u koordinue edhe me Listën serbe për marrëveshjen lidhun me qeverisjen.

Ai tha se gjatë kësaj jave kanë me u formue institucionet.