Limaj: Qeveria nuk i ka pasë numrat, po mshefet mbas Listës Serbe

Limaj: Zgjedhje mbrenda vitit, marrëveshja ka vdekë!

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma Per Kosoven ka qene mysafir ne Rrokum Roll, me te cilin u bisedue per shtyemjen e votimit te Demarkacionit dhe aktualitetin politik.

“Sot kane mujt me u ba dy gjana pernjihere e me i dhane fund kesaj Qeverie: Me votue ose me pranue Qeveria qe kjo marreveshje nuk ban”, tha Limaj.

I pari i Nismes tha se, Koalicioni sot e ka pa qe nuk i ka votat me votue Demarkacionin, sepse deputetet nuk jane binde qe ky variant asht ashtu qysh po thote Komisioni Shtetnor.

“Kosova duhet me dhane pergjigje shtetnore, parlamentare, per Demarkacionin, sepse ne Kuvend ka deputete qe e kundershtojne marreveshjen dhe te tjere qe kane dilema”.

Limaj ka komentue deklaraten e Presidentit Thaci, i cili mbrame ka thane ne Rrokum Roll se i kane shkue dy eksperta, te cilet i kane thane se e dijn qe demarkacioni asht ne rregull, por nuk munden me u terheqe se koriten.

Tue qeshe, Limaj ka thane se asht stili i tij, stil i mahalles, krejt Kosova e ka kuptue.

Tue fole per debatin e 3 Gushtit, Limaj tha se ka ndje kenaqesi derisa po ndegjonte keta eksperte tue dhane kontributin per shtetin e tyne, te cilet ne vend se te paguhen per kete, ata perkundrazi, jane pengue.

Limaj ka thane se ka pase informacione se ka me qene nji numer i madh i deputeteve qe kane me qene kunder Demarkacionit, bile ky numer sot ka shkue tue u rrite.

Ne pyetjen e drejtuesit te emisionit Fidan Jupolli, se e kujt asht kjo fitore, Limaj ka thane se fitorja asht kur te votohet Demarkacioni, por kur nuk ka dilema per te.

Limaj ka thane se “dikush kerkon me ngulm me u votue Demarkacioni, e nese nuk votohet ky variant, duhet me u prish koalicioni dhe deputetet e PDK’s jane ne presion per kete, gjithmone simbas informacioneve tona.”

Limaj ka thane se mungesa e Listes Serbe sot ne Kuvend nuk ka qene per shkak te Demarkacionit.

“Koalicioni i ka premtue se ka me ju plotesue disa kerkesa Listes Serbe dhe pa u ba plotesimi i tyne, Lista Serbe nuk merr pjese ne Kuvend per kete cashtje”, ka shtue Limaj ne Televizionin Rrokum.

Limaj ka thane se Qeveria ka dy rruge: me qene e pergjegjshme dhe te kthehet me i ftue partitet opozitare me rikqyre kete marreveshje, na jemi te gatshem per kete.

Sa i perket mospjesmarrjes ne protesten e organizueme nga VV, Limaj ka thane: “S’kemi marre pjese ne proteste, sepse e kemi dite qe ka me deshtue me vota, ne rruge institucionale”.

Per ftesen e deputetit Ramiz Kelmendi per nji takim lidhun me ceshtjen e Demarkacionit, ai ka thane se e respekton kete ftese, por thote se nuk ka shkue per shkak se te nesermen ka pa se ka ndryshue tavolina e takimit. Limaj thote se kjo cashtje ka qene dasht me qene ne nivel te liderve politike te Kuvendit, e jo te posteve tjera.

Limaj ka fole per humbjen e mundshme te perkrahjes nderkombetare:

“Sa i perket asaj qe thuhet nga disa se nese nuk e kalojme kete marreveshje, i prishim punet me miqte tane amerikane e europiane, kjo asht e palogjikshme, sepse nese prish harmonine mbrenda popullit, atehere nuk ka efekt kjo miqesi”.

Kryetari i Nisma per Kosoven tha se “po shkojme drejt zgjedhjeve mbrenda ketij viti, sepse nuk shkon keshtu ma. Kjo, per arsye se, ky koalicion asht i pasinqert dhe mashtrues.

Per ma shume kqyreni emisionin ne linkun poshte: