Limaj reagon ndaj ‘Kohës Ditore’: Pse po bani tituj tendencioz?

Kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj ka reague ndaj gazetës “Koha Ditore”, lidhun me raportimet e fundit për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.

“Kundër meje nuk ka asnji deshmitar, në këtë rast janë 13 deshmitar që përshkruejnë ngjarjen dhe rrethanat e kohës, por asnji deshmi nga to nuk asht kundër meje, kjo asht e vërteta”, ka shkrue ai në “Facebook”.

 

Ky asht postimi i plotë i Limajt: 

 

Deri kur me kësi lloj tituj tendencioz të Kohës Ditore, vetëm për të krijuar përshtypje të pa vërtetë ndaj njerëzve.

Ky lloj tentim linqimi gazetaresk përmes deformimit të vërtetës është parë shumë herë.

Kundër meje nuk ka asnjë dëshmitar, në këtë rast janë 13 dëshmitar që përshkruajnë ngjarjen dhe rrethanat e kohës, por asnjë dëshmi nga to nuk është kundër meje, kjo është e vërteta. 

Në fund dhe njëher: Titull që ka qëllim me kriju përshtypje të pa vërtet.

Nuk është hera e parë ! Me “keqardhje” ndaj atyre që nuk përmbahen nga dëshira për të dëmtuar njerëz, edhe njëher ju them se nuk ka asnjë dëshmi apo provë kundër meje. F. L