Limaj: Rekomandimi pozitiv – vendim historik për Kosovën e qytetarët

nisma.jpg

Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, uroi qytetarët për lajmin e Komisionit Europian për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.

Limaj shkruejti në Facebook, se ky asht nji vendim historik për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Urimi i plotë:
URIME!
Komisioni Europian më në fund dha rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ky është një vendim historik dhe shumë i mirëpritur për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ky vendim tregon përkushtimin dhe dërgon mesazh të qartë për të ardhmen europiane të Kosovës dhe të të gjitha shteteve tjera të Ballkanit.
Ky vendim duhet të na inkurajojë edhe më shumë për punë dhe përkushtim në mënyrë që të kryejmë me kohë edhe reformat tjera të nevojshme në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian.
Mirënjohje të thellë shteteve që po kontribuojnë pa rreshtur, në rrugën e Kosovës drejt integrimeve europiane.