Limaj: Riformatizimi i Qeverisë po bahet si parapregaditje për zgjedhje të jashtëzakonshme

Limaj: E kanë pa që po hupin në terren, sepse i kanë lanë njerëzit e randësishëm rrugëve, e tash po dojnë me i rehabilitue

I pari i Nisma per Kosoven, Fatmir Limaj, ka thane se riformatizimi i Qeverise asht çashtje e tyne, ndersa Kosova ka nevoje per zgjedhje.

“Po bajne levizje ne emen te riformatizimit, sepse jane tue hupe ne terren nga zhgenjimi i njerezve, une e shoh si parapregaditje per zgjedhje”, thekson Limaj ne Televizionin Rrokum.

Limaj ka thane se duhet sa ma shpejt me u mbajt zgjedhjet sepse, si ka thane ai, kjo asht ne te miren e Kosoves.

Limaj ka kallxue se partia serbe SLS ka pase probleme te medhaja per shkak te pranimit te realitetit te Kosoves. Ata kane pase shume presione nga Beogradi, sidomos ne kohen e Pamvaresise se Kosoves.

Bisedimet Kosove-Serbi prodhuen Listen Serbe, e cila la jashte SLS, sepse i quejten tradhtare. Lista Serbe, ne anen tjeter, ka marre bekimin e Serbise, thote Limaj. /Rrokum.TV