Limaj: Sot e mora konfirmimin e pestë se kam ba luftë të pastër tue i mbrojtë 80 mije civilë

Kryetari i NISMA për Kosovës, Fatmir Limaj, sot mbajti nji konferencë të jashtëzakonshme, mbasi ka marr vendimin që asht shpall i pafajshëm nga gjykata për rastin Kleçka.

Limaj tha se ka marr për herë të pestë konfirmimin e pafajësisë për luftën që ka ba. Ai tha se kanë mbrojte 80 mijë civilë gjatë luftës dhe për këtë asht krenar.

Kjo asht nji pjesë e fjalimit të tij, gjatë konferencës për shtyp:

 

Sot unë për herë të pestë marr konfirmim të drejtësisë, marr konfirmim të luftës time të pastër. Sot për herë të pestë edhe një herë vërtetohet se lufta ime ka qenë e drejt dhe me përkushtim.
Kemi qenë në mbrojtje të mbi 80 mijë banorëve.
Sot ndihem krenar edhe një herë se unë bashkë me luftëtarët e mi unë kemi lejuar që fëmijëve t’i ndërpritet ëndrra dhe kjo është fal sakrificës së UÇK-së.
Mars 1999 pas ofensivës çdo pjesë të Kosovës dhe bën të gjitha përpjekjet në grykat ku ne kishin strehuar popullatën civile.
Kërkesa ime ka qenë për brigadën 121, ne jemi shpresat e lirisë së tyre. Ne së bashku nuk duhet të lejojmë të kalojë asnjë paramilitar serb te popullata civile.
Ata mund të kalojnë vetëm mbi trupat tanë. Ky ka qenë drejtimi im i fundit që iu kam drejtuar ushtrave.
Të nderuar miq shpresoj dhe besoj fortë se këtë vend vazhdojmë ta ndërtojmë mbi bazën e shtetit ligjor dhe do të funksionoj ligji mbi të gjithë dhe të gjykohet mbi bazën e fakteve dhe provave.
Ne jemi bashkë dhe do të vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët. Nga sot për mua dhe bashkëpunëtorët e mi është hapur një rrugë e madhe drejt fitoreve, por nga sot edhe më fuqishëm do të punojmë për të instaluar një shtet ligjor duke mos iu frikuar të vërtetës.