Limaj: Sot u bashkue vullneti i qytetarëve për Kosovën

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj mbas nënshkrimit të koalicionit me PAN ka thanë se nga ky moment Kosova e ka shumicën e konsolidueme për formimin e institucioneve.

Ai ka thanë se kjo ka me qenë nji nisje për Qeveri reformatore.

“Nga sot po bashkohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, nga sot ky koalicion Kosova ka shumicë të konsolidueme, dhe nga ky moment asht fillimi i ndërtimit të institucioneve. Shpresoj që do të jetë në shërbim të nisjes së nji Qeverie reformatore”, ka thanë Fatmir Limaj.

Ende nuk dihet se kush cilat ministri ka me i drejtue.

 

Shperndaje në: