Linjen e interkoneksionit Shqipni-Kosovë, Serbia e bllokon. Kërkohet ndihma e Gjermanisë

Gjatë konferencës ku OST dhe KFW firmosën financimin e linjës 400 kV Shqipni-Maqedoni, ministri i Energjisë Gjinkuri deklaroi se qeveria ka me kërkue ndihmën e Gjermanisë për me zgjidhë krizën, mbasi Serbia po bllokon vendosjen ne punë të linjës së interkoneksionit mes Shqipnisë dhe Kosovës.

Linja me Kosovën kushtoi 42 milionë euro, por edhe pse ka përfundue prej disa muejsh, ajo nuk funksionon, sepse Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës.

“Nji nga investimet e randësishme ka qenë linja me Kosovën, dhe KFW ka qenë nji pioner i mbështetjes për forcimin e rrjetit elektroenergjitik. Për arsye politike kjo linjë ende nuk asht vnue në funksionim, megjithë lobingun e përpjekjet tona. Përfitoj nga rasti dhe jam i sigurtë se edhe kryeministri Rama ka me trajtue në Berlin kur ka me takue kancelaren Merkel, sepse na duhet që ky proces me përfundue siç duhet dhe kjo linjë me qenë funksionale. Bllokimi damton marrëdhaniet, por mbi të gjitha damton integrimin e rrjetit energjitik si dëshiron edhe vet Bashkimi Europian”, u shpreh ministri Gjiknuri.