Lirak Çelaj për Rrokum: Kadri Veseli, kryetari i ri i PDK’s

Në nji lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Rrokum, rreth zgjedhjes së Hashim Thaçit President, foli kryetari i degës së PDK’s në Prishtinë Lirak Çelaj.

I pyetun nga gazetari i Rrokum TV, se ai që ka me ardh në postin e të parit të PDK’s a mendon se ka me pasë karizmën e Hashim Thaçit, Çelaj ja nisi me folë për Kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Une nuk dyshoh aspak në aftësitë e Kryeparlamentarit Veseli, asht njeri punëtor, i sinqertë,i devotshëm e njeri me shumë vlera”, tha Çelaj tue shtue se beson se që Veseli ka me ardh në postin e të parit në PDK.

“Edhe pse PDK ka shumë figura politike, unë nuk shoh njeri ma unifikues se Veseli”, shtoi ai, transmeton Rrokum.