Liria e mediave. Qe sa numra ra Kosova!

mediaks

Liria e mediave në Kosovë po përkeqësohet.

Kështu të paktën asht vlerësu në raportin e Reporterëve pa Kufi për vitin 2015, ku nga 180 vende, Kosova asht e renditun në vendin e 87.

Ndërsa, në vitin 2014, vendi jonë ishte rendit në vendin e 80.

Shqipnia renditet e 82 në raportin e Reporterëve pa Kufi.

Në raport thuhet gjithashtu se zbatimi i legjislacionit asht i nevojshëm dhe se duhet të bahet ma shumë për lirinë e medias.

Raporti thekson se nga viti 2014, Shqipnia ka pësue rritje me 3 vende.
E para renditet Finlanda dhe e fundit në listën e raportit të Reporterëve pa Kufi asht Eritrea.

Ndërsa, vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrollueme prej qeverie.