Reporterët pa Kufij: Kosova vuen nga të gjitha simptomat negative të Ballkanit!

 

Reporterët pa Kufij rendisin Kosoven ne vendin e 90’te, 3 vende ma poshte se vitin e kaluem.

Ne Indeksin e Reportereve pa Kufij per Lirine Botnore te Shtypit renditen 180 shtete simbas nivelit te lirise qe kane mediat dhe gazetaret.

Fatkeqesisht, sivjet Kosova ka pesu ranie per 3 vende nga viti i kaluem qe ishte ne vendin e 87’te, kurse sivjet ndodhet ne vendin e 90’te.

Liria e Shtypit per Kosoven ne Indeksin e Reportereve pa Kufij përshkruhet si ma poshte:

‘Te gjitha simptomat ma te keqija tipike te Ballkanit gjenden ne Kosove. Mediat ne Kosove vuejne nga nderhymja politike direkte dhe indirekte, shtypjet financiare dhe pronësia e koncentrueme. Gazetaret, te cilet kritikojne autoritetet e vendit shpesh akuzohen si ‘tradhtare’ ose ‘simpatizante te serbeve’.

Ndersa, mediat, te cilat nuk lidhen me qeverine zakonisht denohen apo intimidohen ne forme te inspekcioneve financiare ose taksave’.

 

Nder shtetet e Ballkanit, poziten ma te nalte ne kete indeks e ka Serbia ne vendin 59’te, dhe ka shenue rritje te lirise se shtypit per 8 vende nga viti i kaluem, mandej renditet Shqipnia ne venditn 82, pa asnji rritje nga viti i kaluem.

Ndersa, Mali i Zi  renditet ne vendin 106 me rritje per 8 vende nga viti i kaluem, Maqedonia e 118’ta, me 1 vend pa poshte nga viti i kaluem.

 

Sukses per lirine e mediave kane shenue Finlanda, Holanda, Norvegjia, Danimarka dhe Zelanda e Re, te cilat renditen te parat ne liste.