Lirim Jakupi nga paraburgimi lirohet n’arrest shtëpiak!

Gjykata Themelore në Gjilan ka lirue nga paraburgimi, për me zavendësue në arrest shtëpiak ish-luftarin e UÇK’s dhe UÇPMB’s Lirim Jakupin.

Jakupi ishte i arrestuem në Kosovë që nga Kallnori i vitit 2014, dhe që prej atëherë ishe në paraburgim. Ndërsa kohë ma parë Gjykata kishte lirue Jakupin nga tetë pikat e aktakuzës, perfshi këtu rastin e Shkupit për vrasje dhe posedim armësh, për të cilat nuk janë vërtetue provat e aktakuzës.

Avokati Ramë Gashi, ka konfirmue për Indeksonline se klienti i tij Lirim Jakupi që nga ora 16:00 e ditës së djeshme asht lirue nga paraburgimi ne arrest shtëpiak.