Lirohen 6 nga 20 të arrestuemit serbë në Malin e Zi

Gjashtë nga 20 shtetas serbë të arrestuem në Malin e Zi, janë lirue sot.

Shtetasit serbë të dyshuem për terrorizëm kanë dalë sot para Gjykatës në Podgoricë.

Tanjug raporton se gjashtë nga 20 personat janë lirue sot.

Ndërkaq, të tjerëve u asht shqiptue masa e ndalimit prej 72 orëve.