Lirohen dy gazetarët e arrestuem sot nga Policia e Kosovës, u ndalohet hymja në Kosovë për 5 vjet

Gazetarët Oksana Sazonova dhe kolegu i saj Sergei Belous, të cilët simbas të dhanave në dispozicion, policia e Kosovës akuzon ata se në mënyrë të paligjshme kaluen kufinin administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë lirue.

Kjo asht ba e ditun nga vetë gazetarët rusë, të cilët me anë të nji postimi në ‘Facebok’, kanë kallxue se janë rrugës për në Merdare.

Ndërkaq që, lirimi i tyne asht kërkue edhe nga instancat ma të nalta shtetnore të Rusisë.

Gazetarët rus që ishin arrestue mbramë në Kosovë, saktësisht në Hoçë të Madhe Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, janë gjobitë me nga 200 euro për person dhe u asht ndalue që të hyjnë në shtetin e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.