Lirohen këta dy gazetarë turq

Can Dundar dhe Erdem Gul, dy gazetarët turq që u akuzuen për publikimin e sekreteve shtetnore, janë liru.

Këta dy persona punonin te gazeta “Cumhuriyet” dhe u akuzuen mbasi në Nandor të vitit të kaluem publikuen nji raport që tregonte se qeveria turke tentoi të shiste disa anije me armë islamistëve në Siri.

Simbas mediave vendase, Gjykata Kushtetuese rrxoi akuzat me 12 vota pro lirimit të gazetarëve dhe 3 kundër.
Dundar dhe Gul u liruen n’orët e para të së Premtes, ndërsa jashtë burgut ishin mbledh me mija njerëz në mbështetje të tyne.

Tue tregu me gisht nga burgu, Dundar tha se do të vazhdojë të luftojë për nji shtyp të lirë “derisa ky kamp perqendrimi që ju shihni mbrapa meje të bahet nji muze”.

Ai asht shpreh se 30 kolegë të tjerë vazhdojnë të jenë në qeli.

“Uroj që ky vendim do të hapë rrugë për lirimin edhe të atyne”, deklaroi ndër të tjera Dundar.