Lirohen nga paraburgimi Konjufca, Krasniqi, Molliqaj e të akuzuemit e tjerë

Në seancën e mbajtun për aktivistët e Vetëvendosjes që kanë marrë pjesë në rrximin e automjeteve të EULEX’it, asht vendos ndërpremja e masave të paraburgimit. Të akuzuemit Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca, Frashër Krasniqi, Xhelal Sveçla dhe disa të akuzuem të tjerë deri tash ishin në paraburgim.

Masa e paraburgimit s’asht zavendësue me asnji masë tjetër. Kështu ka vendos gjyqëtari Vesel Ismalji.

Seanca e radhës u caktue me 4 Prill.