Lirohen nga tatimi doganor dhe akciza krejt prodhuesit kosovar

“Ministria e Financave sot  fillon me implementimin e masave të politikës fiskale. Këto masa që sot fillojnë t’implementohen kanë ardhë si rezultat i kërkesave të biznisit dhe objektivave të Ministrit se Financave për me ndihmue zhvillimin e prodhimtarisë së vendit tonë”, ka thanë sot Ministri i Financave Bedri Hamza në takim me përfaqësuesit e komunitetit të biznisit.

Hamza bani të ditun se sot ka marr vendim me i përcjellë në Qeveri vendimet dhe Udhëzimet Administrative, të cilat kanë m’u finalizue gjatë muejit Tetor, ndërsa kanë me fillue me krijue efekt material nga data 01 Kallnor 2018 kur edhe fillon viti fiskal.

Lirimet nga tatimi doganor për të gjithë prodhuesit e vendit tonë të cilët janë të autorizuem nga Administrata Tatimore e Kosovës për të drejtën e shtymjes së TVSH’s.

Masat të cilat janë marrë janë si ma poshtë:

  1. Është liruar nga tatimi doganor lënda e parë që shfrytëzohet në proces të prodhimit.
  1. Lirohen nga tatimi doganor gjysmë produktet të cilat përdoren në proces të prodhimit.
  1. Lirohen nga tatimi doganor të gjitha linjat e makinerive prodhuese të cilat përdoren në hapësira prodhuese për prodhim.
  1. Lirohen nga tatimi doganor pajisjet e teknologjisë së informacionit.
  1. Lirohen nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit pavarësisht se a importojnë vetë apo përmes kontraktorëve për të gjitha burimet e energjisë të cilat përdoren si lëndë ndihmëse në procesin e prodhimit siç janë:
  2. a) Mazuti,
  3. b) Gazi,
  4. c) Nafta , etj.
  1. Do ti propozohet Qeverisë të aprovoj Udhëzimin Administrativ për shënjimin e miellit, i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës.

 

Shperndaje në: