Lirohet gazetari që u mbajt në burg si ‘kundërshtar’ i Erdoganit

Gazetari i njoftun turk, Kadri Gursel asht lirue nga burgu, por katër kolegët e tij, të gjithë gazetarë të gazetës opozitare ‘Cumhuriyet’, mbetën në paraburgim mbas nji vendimi gjyqësor.

“Nuk duhet me festue ngase disa gazetarë të Cumhuriyet po përballen me akuza të padrejta dhe të pa baza…atnre ju asht privue liria” tha Gursel, i cili ishte i burgosun për 11 muej.

17 punëtor të gazetës Cumhuriyet janë akuzue se po mbështesin terrorizmin tue raportue për tri grupe, të cilat Turqia i konsideron si organizata terroriste.

Ky rast kishte ngrit kritika ndërkombëtare.

Grupi i lirisë së shtypit P24, kanë thanë se 171 gazetar janë të burgosun, shumica prej tyne të arrestuem mbas grushtetit të deshtuem në Turqi.

 

Shperndaje në: