Lirohet gjenerali i parë i arrestuem nga Erdogani, qe kush asht!

Gjenerali Ismail Gurgen, Komandanti i Brigadës së Kambësorisë në provincën e “Çanakkale” asht lirue nga paraburgimi të Hanën në mbramje mbas arrestimit për grusht- shtet tue u ba personi i parë që lirohet mbas natës së Premte.

Ma s’paku 2,839 anëtarë që mendohej se kishin lidhje me tentativën për grusht janë arrestue tue perfshi 29 kolonelë dhe mbi 40 gjeneralë.

Gjithashtu Erdogan urdhnoi arrestimin e 2,745 gjyqtarëve dhe prokurorëve që i konsideron si të lidhun me Fethulla Gulen, simbas tij “koka organizative” për grushtin e deshtuem të para disa ditëve.
Si rezultat pati 161 të vranë, përfshi 41 policë dhe 47 civilë, ndërsa 1.440 të tjerë u plagosën.

Trupat ushtarake besnike të qeverisë, së bashku me njisitë e policisë dhe miliona qytetarëve turk, kanë pas sukses të Shtunën në mëngjes në deshtimin dhe pengimin e përpjekjes për grusht shtet.

 

gyrgeniiii