Lirohet pilotja ukrainase, shkëmbehet me dy të burgosun rusë

Pilotja ukrainase Nadia Savchenko asht lirue dhe asht tue fluturue për në Ukrainë mbas shkëmbimit të robve mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë ba të ditun autoritetet në Kiev.

Qeveria e Ukrainës ka lirue dy të burgosun rusë në mënyrë që me u lirue pilotja e denueme, të cilën për me marr ka shkue edhe vet presidenti ukrainas.

Agjencitë ruse bajnë të ditun se, në aeroplan së bashku me Petro Poroshenko gjenden edhe dy të burgosunit rusë, transmeton Reuters.

Savchenko në Rusi asht dënue me 22 vjet burg, për shkak të pjesëmarrjes në vrasje të dy gazetarëve rusë.