Lirohet prej burgut nji figurë me ndikim n’PDK, qe kush asht!

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa asht lirue nga burgu.

Mustafa ka dal prej Burgut të hapun të Smrekonicës pak muej mbas shkuemjes në vuejtje të denimit.

Gjatë kësaj kohe, ai ishte shfrytëzues i vikendeve si rezultat i sjelljeve të mira dhe risocializimit.
Paneli për lirim me kusht ka vlerësue se Mustafa asht i gatshëm me ju kthye shoqnisë tue mos paraqit rrezik për rrethin.

Rrustem Mustrafa asht në liri.

Këtë liri ja ka mundësue Paneli për lirim me kusht.

Ai ka lanë Burgun e hapun të Smrekonicës më 14 Korrik të këtij viti.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit ka vuejt 3 vjet e 3 muej, e 11 ditë burgim të denimit prej katër vjetësh për krime lufte kundër popullatës civile të kryeme gjatë luftës në nji të ashtuquejtun burg të UÇK-së.

I kanë mbetë edhe 8 muej e 18 ditë të cilat kanë me i shlye në liri.

 

remiiii

 

 

fotokopie_color_CMIS-20160720134622