Lirohet serbi që dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve në Suharekë

Serbi Bogdan Mitrovic, 74 vjet, i cili më 28 Gusht ishte arrestue në Kosovë, sot asht lirue.

Mitrovic ishte arrestue më 28 Gusht të vitit të kaluem në Mushtisht të Suharekës, i ndamë nga grupi i serbëve që po vizitonin nji kishë në atë fshat.

Ai akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999.

Avokati i tij, Dejan Vasic kishte deklarue asokohe se Mitrovic ishte arrestue në bazë të deklaratës së nji personi, shkruen lajmi.net.

Vasic kishte thanë se fqinji i tij, Xheladin Sadikaj e kishte paraqit në polici Mitrovic’in.

Ai dyshohet për krime lufte në rrethinën e Suharekës në pranverë të vitit 1999.

 

Shperndaje në: