‘Lista Rugova’ merr nji Zavendëskryeministër dhe nji Ministri

Koalicionit mes Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka me ju bashkue në Qeverinë e ardhshme edhe Lista “Ibrahim Rugova”.

Lajmi.net merr vesh se kjo Listë që përbahet nga Astrit Haraqija, Ukë Rugova dhe Dardan Gashi fillimisht i ka kërkue dy ministri, mirëpo gjanat kanë ndryshue me nënshkrimin e marrëveshjes.

“Lista ka me pasë nji Zavendëskryeministër dhe nji Ministri”, kanë thanë burime.

Edhe Kadri Veseli e ka konfirmue se koalicionit PAN-AKR ka me ju bashkue edhe “Lista Rugova”.