Lista Serbe del edhe kundër Ligjit për Investime Strategjike

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simic ka thanë se Kuvendi i Kosovës ka miratue sot nji ligj tjetër që asht shumë i damshëm për interesat e kombit dhe pronës serbe në Kosovë.

Simic i tha Tanjugut se asht miratue ligji për investimet strategjike, i cili siç shpjegoi ai ”tanësisht i mundëson Qeverisë së Kosovës që të disponojë pronën që asht identifikue ma parë si e shtetit dhe shoqnore”.

“Ligji lejon që Qeveria e Kosovës lirisht të disponojë me pasuninë e Republikës së Serbisë, Kishës Ortodokse Serbe, asetet e kompanive serbe dhe komunitetit serb në Kosovë” ka shtue ai.

Simic njoftoi se Lista Serbe ka m’i dërgue ankesë Gjykatës Kushtetuese edhe për ligjin për investimet strategjike.