Lista Serbe e jep nji lajm të mirë për demarkacionin!

Deputetët serbë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk morën pjesë në seancën e 1 Shtatorit, kur pritej me u ba ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Mbas këtij bojkoti, koalicioni qeverisës (PDK-LDK) u detyrue që këtë pikë me tërheq nga rendi i ditës për me rikthye të njajtën në nji datë të pacaktueme.
Shefi i Listës Serbe, Slavko Simic në nji prononcim për “Indeksonline” ka tregue se koalicioni qeverisës ende nuk u ka ba ftesë për me diskutue rreth demarkacionit.

Ai pret që të ketë bashkëpunim ndërmjet krejt partive, mbasi simbas tij, kjo do t’ishte ma e mira për qytetarët e vendit.