Lista Serbe e ka pernime, injoron mbledhjen e Kryesisë!

Ka fillue mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila asht paralajmërue të mbahet sot me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje të Kryesisë nuk asht tue marrë pjesë Lista Serbe, të cilët dje kanë njoftue se kanë marrë vendim me ngrie pjesëmarrjen e tyne në Kuvend e Qeveri për shkak të Ligjit për “Trepçën”.