Lista Serbe e kërkon këtë post për me votue Qeverinë e re

Subjekti politik Lista Serbe asht tue planifikue që me kërkue postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që me i dhanë votat e saj për me formue Qeverinë e re.

Burime të Gazeta Metro kanë ba të ditun se kryetari i këtij subjekti, Slavko Simic, jau ka ba të qartë të gjitha koalicioneve të partive shqiptare në vend, që nëse duen të kenë votat e Listës Serbe kur të votohet Qeveria e re e Kosovës, serbët kanë me marrë postin e Kryeparlamentarit.

Si argument për këtë, përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë marrë zgjedhjen e nji shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë. Ata mendojnë se nëse shqiptarët kanë të drejtë me pasë postin e Kryeparlamentarit në Maqedoni, të njajtën të drejtë munden me pasë edhe serbët e Kosovës, thonë burimet e Gazetës Metro.