Lista Serbe: Fajet për bllokadën e kanë partitë shqiptare

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Igor Simic ka deklarue se përgjegjësinë për sot, për dështimin e pestë radhazi të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, e bartin partitë shqiptare.

“Kriza në të cilën momentalisht ndodhemi kërkon marrëveshje ndërmjet partive shqiptare”, ka thanë Simic.

Simbas tij, Lista Serbe në periudhën e ardhshme ka me definue se si ka me veprue tutje politikisht.

Sot edhe nji herë dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit mbasi që koalicioni PAN kërkoi edhe dy javë kohë deri në bamjen e 61 votave për Kryetarin e Kuvendit.