“Lista Serbe ka pengue formimin e ushtrisë”

fsk

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në seminarin “Rose Roth” të NATO’s, që po mbahet për herë të parë në Kosovë, ka thanë se FSK asht e gatshme që me u shendrrue në Forcë të Armatosun të Kosovës, mirëpo që këtë po e pengon Lista Serbe, e cila asht në koalicion qeverisës në vend, raporton “Zeri.info”.

Simbas tij, Ministria e FSK’s, me kohë i ka dërgue Kuvendit dhe Qeverisë dokumentet dhe ligjet e nevojshme për shendrrimin e FSK’s në FAK.

”Në bazë të pakos së Ahtisarit, na jemi te gatshëm për procesin e shendrrimit të FSK’s në ushtri. I kemi dërgue Kuvendit dhe Qeverisë dy dokumente-ligjet të nevojshme. Mirëpo, kjo s’ka ndodhë deri tash mbasi që gadishmënia e deputetëve të Listës Serbe nuk ka egzistue. Kurdo që të vjen dakordi politik na jemi të gatshëm për ushtri”, ka deklarue Demolli.