Lista Serbe kallxon a ka me mbeshtetë PAN’in!

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, ka thanë se nuk  kanë me bllokue formimin e institucioneve të Kosovës.

Rakic ka thanë se e mbështesin këdo që i ka numrat në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk do të jemi bllokues të formimit të institucioneve të Kosovës. Nuk kemi deklarue dhe nuk jemi për asnji krahë, na do të mbështesim ata që i ka numrat”, tha Rakic.

Rakic potencoi po ashtu se janë në gatshmëni me marrë pjesë në seancë kurdo që ajo të thirret.

Simbas zhvillimeve të sotme PAN ka sigurue numrat e nevojshëm për me krijue institucionet e reja, mbasi sot u hapën rrugët e bashkëpunimit me AKR’n, e siç shihet edhe minoritetet kanë me i përkrahë ata që i kanë numrat.

 

Shperndaje në: