Lista Serbe: Kjo asht arsyeja pse nuk marrim pjesë në seancë

Lista Serbe tashma e ka konfirmue se nuk nuk kanë me qenë të pranishëm në seancë, gja që e pamundëson ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe Slavko Simic konfirmon për KosovaPress se nuk kane me marre pjesë në seancën e sotme.

“Kemi vendosë që mos me marre pjesë në këtë seancë, për shkak ë situatës së sigurisë që po mbretnon kohëve të fundit, e po ashtu edhe për shkak të protestës që asht tue u mbajtë”, tha Simic.