Lista Serbe merr përkrahjen e Rusisë

Partia “Rusia e Bashkueme” e presidentit rus, Vladimir Putin, ka përkrahë Listën Serbe dhe përpjekjet e saj për me veprue në institucionet e Prishtinës për zgjedhjet dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, thojnë në këtë parti.

Në takimin e Kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakic dhe drejtori i të ashtuquejtunës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Djuric me delegacionin e Rusisë së Bashkueme në Moskë, të udhëhequn nga Zavendëssekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, Sergei Zeleznak, pala ruse vuni në dukje se uniteti i arritun politik i popullit serb në Kosovë duhet të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme lokale, raportojnë mediat serbe.

Shperndaje në: