Lista Serbe paralajmëron diçka

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, tha sot se mbas hymjes së tyne në Qeverinë e Kosovës, Asociacioni i komunave serbe ka me u formue frik.

Rakic i tha Radio Televizionit të Serbisë se krijimi i Asociacionit ishte nji nga kushtet për Listën Serbe që me qenë pjesë e qeverisë së Ramush Haradinajt dhe shtoi se krijimi i AKS ishte nji detyrim ndërkombëtar i Prishtinës simbas Marrëveshjes së Brukselit.

“Na nuk kemi me u sjell me shantazh, nuk kemi m`i shti gishtat në sytë e shqiptarëve, por kemi me qenë nji gur në nji këpucë që vazhdimisht ka me përkujtue Prishtinën për obligimet e saj”

Shperndaje në: