Lista Serbe për Trepçën: Nuk duem me ardhë deri te destabilizimi, jo veç i Kosovës, por edhe i Rajonit

“Ngrimja” e pjesëmarrjes së deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës asht vendim i kësaj liste dhe ka me qenë në fuqi deri në ndonji vendim të ardhshëm, ka konfirmue Slavko Simic, kryetar i Listës Serbe dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të Hanën, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dhe siç ka thanë Simic, kjo asht ba në shejë kundërshtimi ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit të vendit.

“E kemi ‘ngri’ pjesëmarrjen tonë në Kuvendin e Kosovës dhe në organet e Kuvendit deri në nji vendim të ardhshëm. Pra, presim që për çashtjen e Trepçës të gjendet nji koncensus ma i fuqishëm dhe që çashtja e Trepçës të zgjidhet përmes bisedimeve. Thjesht, as përfaqësuesit politikë të serbëve, as menaxhmenti i Trepçës e as qeverisjet lokale në territoret e të cilave gjendet pjesa ma e madhe e Trepçës, nuk janë konsultue dhe nuk kanë marrë pjesë në punimin e projektligjit. Kështu që, për neve, ligji, në formën e tashme asht i papranueshëm”, ka thanë Simic për REL.

Sidoqoftë, Simic ka theksue se Lista Serbe asht tue pritë nji zgjidhje lidhun me Trepçën. Simbas tij, “çfarëdo hymje në ndonji fazë, e cila mund të sillte deri te destabilizimi – jo vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit,  Lista Serbe nuk e dëshiron”.