Lista Serbe: Presim ftesë nga Kryeministri për me u kthye në institucione

Lista Serbe thotë se asht e gatshme me u ulë dhe me bisedue me Kryeministrin Mustafa dhe liderët e partive partnere të koalicionit, për me u kthye në institucione. Subjekti politik, Lista Serbe, që përfaqëson komunitetin serb në institucionet e pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë, asht në pritje të ftesës nga kryeministri dhe partitë e koalicionit qeverisës që të bisedojnë rreth kthimit në institucione.

Kjo listë, mori vendim që me ngri përfaqësimin në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës në shejë proteste mbas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe atij për Investimet Strategjike, të cilat i ka vlerësue se janë në kundërshtim me interesat e serbëve të Kosovës, por edhe interesat e Serbisë, ngase si subjekt politik në Kosovë asht themelue dhe mbështetë nga Beogradi zyrtar. Këtë vendim, kjo listë e mori në fillim të muejit Tetor.

“Na edhe ma tutje presim që partnerët tanë të koalicionit të na ftojnë dhe të na propozojnë se qysh me tejkalue këtë vakuum politik dhe këtë krizë politike”, ka thanë Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simic për Radion Europa e Lirë.

Simbas tij, mvarësisht ftesës dhe propozimit që kishin me ofrue liderët e koalicionit në Prishtinë, atëherë Lista Serbe dkishte me vendosë nëse ka me u rikthye apo jo në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.