Lista Serbe, qe ku po planifikon me dërgue Ligjin për Trepçën!

Ministri serb për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic ka thanë sot se me rastin e miratimi të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe ka përgadit nji apel, të cilin ka  me dërgue në Gjykatën Kushtetuese me nji shpjegim se pse kjo listë mendon se asht shkel kushtetuta dhe ligjet e caktueme.

“Na jemi së bashku me ekipin tonë ligjor tue përgadit nji apel që do të referohet në Gjykatën Kushtetuese, me mendime të arsyetueme në mënyrë të qartë se pse na mendojmë se ata kanë shkel ligjet e caktueme dhe Kushtetutën. Na presim që të marrim mbështetje për me sjellë këtë çashtje përsëri në tryezë dhe për me folë rreth kësaj teme, në mënyrë që e gjithë situata të jetë e zgjidhun”, ka thanë Jevtic.

Gjithashtu asht theksue se Lista Serbe ka me perdorë çdo mekanizëm ligjor dhe demokratik për me zgjidh këtë problem.