Lista Serbe shqyrton daljen nga Qeveria e Kosovës!

Ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, Lubomir Maric (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal), Dalibor Jevtic (Ministria për Kthim dhe Komunitete), Branimir Stojanovic (zavendëskryeministër i Kosovës) mund të dalin nga Qeveria për shkak të miratimit të Ligjit për “Trepçën”.

Dy ministrat serbë dhe zavendëskryeministri Stojanovic, si dhe deputetë serbë në Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë në konferencën në Beograd, të cilën e ka organizue Marko Djuric, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, shkruen gazeta Zëri.

Derisa Djuric tha se Serbia të Hanën ka me kerkue mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB’s, siç tha ai “për rrëmbimin e pasunisë serbe dhe për shkeljen e Rezolutës 1244 të OKB’s, mbi të cilën ndërtohet paqja dhe stabiliteti në rajon”, ministri i Administrimit të Pushteti Lokal në Qeverinë e Kosovës, Maric, ka ba të ditun se janë tue u ba konsultime përbrenda Listës “Srpska” lidhun me vazhdimin apo jo të veprimit të përfaqësuesve serbë në Qeverinë e Kosovës.